Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit politikë/ PS mobilizohet për votën e Diasporës, Rama: Emigrantët të nxiten për të votuar, krijoni bazë të dhënash

Në takimin me 15 drejtuesit politikë në qarqe dhe kryetarët socialistë të bashkive, kryetari i PS-së Edi Rama ka kërkuar që të gjithë të punojnë maksimalisht për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, ku socialistët synojnë të marrin mandatin e katërt.

Në fokus të takimit ka qenë organizimi i fushatës elektorale të socialistëve dhe vota e diasporës. Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit për herë të parë do të votojnë në zgjedhjet e 2025-ës.

Rama ka kërkuar që në çdo bashki të vendoset një koordinator i posaçëm, puna e të cilit është evidentimi i shqiptarëve emigrantë që janë pjesë e njësisë përkatëse administrative.

Kreu i qeverisë ka kërkuar krijimin i të dhënave të sakta mbi emigrantët dhe të nxiten për t’u regjistruar, me qëllim pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.

Lajmet Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit politikë/ PS mobilizohet për votën e Diasporës, Rama: Emigrantët të nxiten për të votuar, krijoni bazë të dhënash >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>