Përfundon takimi i Kurtit me zyrtarin e lartë amerikan
( Lajm i përditësuar)
Përfundon takimi i Kurtit me zyrtarin e lartë amerikan
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard R. Verma, ka përfunduar takimin me kryeministrin Albin Kurti në Kryeministri.
Ai ka qenë i shoqëruar edhe me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.
Verma në Qeveri për takim me Kurtin
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Richard R. Verma, ka shkuar në Kryeministri për takim me kryeministrin Albin Kurti.
Ky i fundit arriti në Qeveri pak para Vermës nga konferenca e organizuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjecarit (MCA Kosova).