Përfundon takimi i Escobar me opozitën, kreu i PDK jep detaje

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar në lidhje me takimin e mbajtur me Emisarin amerikan, Gabriel Escobar.

“Komunikimi me aleatët strategjikë, është jo vetëm i mirëseardhur dhe i frytshëm, por edhe i domosdoshëm për t’i avancuar interesat e Kosovës. Nisur nga ky qëllim, sonte, në rezidencën e ambasadorit Hovenier zhvilluam një darkë pune me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Bashkë shkëmbyem qëndrimet për zhvillimet aktuale politike në vend dhe vizionin për një të ardhme më prosperuese për popullin dhe shtetin tonë”, ka.shkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se Kosova, çdo fitore dhe çdo sukses në rrugën e çlirimit, pavarësisë dhe shtetndërtimit e ka arritur me SHBA-të, prandaj, partneriteti është i paalternativë edhe në rrugën e së ardhmes drejt integrimit euro-atlantik.

Lajmet Përfundon takimi i Escobar me opozitën, kreu i PDK jep detaje >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>