Përfundon pa incidente protesta e serbëve në Rudarë

Ka përfunduar e qetë protesta në Rudarë të Zveçanit dhe protestuesit po fillojnë të shpërndahen.

Në protestë u tha mes tjerash se shqiptarët dhe serbët kanë jetuar së bashku ndër vite, andaj nuk është ndonjë problem të vazhdohet kjo bashkëjetesë edhe në të ardhmen.

Përveç kryetarit të Listës serbe, Goran Rakiç, kanë folur edhe kryetari i komunës së Shtërpcës, Dallibor Jevtiq, kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, ish kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq etj.

Ata kërkuan lirimin e të arrestuarve Dejan Pantiq dhe të tjerët, pastaj tërheqjen e forcave policore nga veriu, si dhe anulimin e listës së arrestimeve me të dyshuar serbë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!