Përfaqësues të qeverisë dhe bizneseve, një delegacion i lartë amerikan qëndron sot në Kosovë

Një delegacion i lartë i zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikanë do të qëndrojnë sot për vizitë në Kosovë.

Ata do të priten në takim nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Takimi që pritet të fillojë në ora 12:00 do të përfshijë përfaqësues biznesesh nga profile të ndryshme, si dhe përfaqësues të qeverisë amerikane.

“Sot në orën 12:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim një delegacion të lartë të zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikane (Partnership Opportunity Delegation) të organizuar nga Zyra e Partneriteteve Globale e Departamentit amerikan të Shtetit. Takimi do të përfshijë përfaqësues biznesesh nga profile të ndryshme, si dhe përfaqësues të qeverisë amerikane”, thuhet në njoftimin për media.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!