Përballja kryesore me Islandën, flasin trajneri Foda e kapiteni Muriqi

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur konferencë për media para sfidës ndaj Islandës në Mursia të Spanjës.

Trajneri Franco Foda e ka quajtur takimin të rëndësishëm për t’u kualifikuar një rang më lart të Ligës së Kombeve, teksa shtoi se të përzgjedhurit e tij do ta japin maksimumin në fushën e gjelbër.

“Siç e kam thënë edhe më herët, do të jetë një përballje ku gjasat janë 50:50. Kjo u dëshmua edhe në ndeshjen e parë, që ishte goxha e përafërt dhe të dyja skuadrat patën raste dhe Islanda pati raste të shënojë, por kishte edhe situata ku edhe ne patëm disa raste të mira për të realizuar për 3:1… Islanda është skuadër që ka futbollistë të mirë, sidomos në aspektin sulmues… Për ta rifituar topin mund të jetë vendimtare dhe mund të jetë një prej pikave që mund të përcaktojë ndeshjen. Dhe ndonëse po e zhvillojmë një ndeshje si mysafirë, ne prapë do të mundohemi ta luajmë lojën tonë, të krijojmë raste dhe të provojmë të shënojmë gola”, tha ai.

Foda ka bërë të ditur se ende nuk ka vendosur se kush do të jetë në portën e dardanëve pas lëndimit të Arianet Muriq në ndeshjen e parë.

Ndërsa, kapiteni Vedat Muriqi shprehu besimin se do t’ia dalin të sigurojnë kualifikimin pavarësisht mungesave në kombëtare.

“Kosova dhe ne nesër jemi të gatshëm për t’u kualifikuar në grupin B…Ekipi ka treguar plot të mira… Ata që luajnë në vend të tyre do të japin maksimumin”, ka thënë ai.

Ndeshja zhvillohet nga ora 18:00, ku dardanët do të hyjnë për të mbrojtur rezultatin e ndeshjes së parë 2:1 dhe në kërkim të kualifikimit në grupin B të Ligës së Kombeve, në të cilin rang nuk kanë luajtur asnjëherë deri më tash.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker