Për një muaj u konfiskuan mbi 40 armë nëpër ahengje
Ministria e Punëve të Brendshme ka ndarë statistikat për incidentet e të shtënave me armë në ahengje gjatë muajit korrik.
“Gjatë muajit Korrik 2024 lidhur me incidentet e të shtënave me armë në ahengje, Policia e Kosovës ka pranuar 53 raportime nga qytetarët, ka hapur 55 raste, ka konfiskuar 46 armë, ka konfiskuar 472 municione, ka arrestuar 42 persona dhe raporton se 1 person është plagosur. Bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Lajmet Për një muaj u konfiskuan mbi 40 armë nëpër ahengje >> Rahoveci INFO.