Për gjashtë muaj u larguan 81 infermierë

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK), ka lëshuar 174 licenca të pa plastifkikuara, të cilat shërbejnë për fillimin e dokumentacionin për largim nga vendi, ndërsa ka lëshuar 81 vërtetime të kodit etik për infermierë, të cilët veçse janë larguar nga Kosova.

Kryetarja e OIK-ut, Nexhmije Gori tha se hapja e konkursit për rreth 200 infermierë, është shpresë se do ta ulë ndjeshëm dukurinë për largim nga vendi.

Gori ka thënë se do ta zbusë kërkesën e komunitetit të tyre për të lëshuar vendin.

“Ju e theksuat se konkursi në QKUK tashmë është i hapur dhe ne e mirëpresim. Natyrisht që është një punë e shkëlqyer e cila do të bëhet, do të zbut kërkesat e pacienteve, se ne në rend të parë kemi në fokus pacientin e natyrisht edhe komunitetin tonë i cili ka qenë mjaftë i ngarkuar me punën nëpër sistemin shëndetësor të Kosovës. Kjo punë do të zbus, shpresoj edhe kërkesat e komunitetit për ta lëshuar vendin. Natyrisht sa më shumë që të rritet numri i punëtoreve dhe vendet e punës të rinjtë tanë do të shërbejnë në vendin ku janë shkolluar e edukuar e t’i shërbejnë pacientëve tanë duke mos shpresuar që vendet e rajonit të na marrin punëtoret shëndetësor siç është në trend në vendin tonë”.

“Numri i infermiereve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor po rritet dita e ditës më kërkesat e tyre. Në gjashtë mujorin e parë kemi 174 licenca të pa plastifkikuara, ku punëtorëve shëndetësor ju nevojitet kur ata fillojnë me dokumentacionin e tyre nëpër ambasada. Ndërsa tani më 81 vërtetime janë të lëshuara të kodit etik, çka do të thotë se tashmë 81 punëtorë nga Kosova veç i kanë filluar punën në vendet përreth”, ka thënë Gori.

Gori ka thënë se ikjen e infermiereve nga vend e ndalon hapja e vendeve të reja të punës, e po ashtu stimulimi kryesor që do t’i ndalonte ata që të kërkonin punë në Evropë, sipas saj është ngritja e pagës.

“Kërkesat janë duke filluar prej kushteve të punës, pagës, ngarkesës në punë, ndërrimeve të natës, festave sigurisht që edhe për një jete më të mirë, këto janë kërkesat që i ka komuniteti ynë. Hapja e vendeve të reja të punës, do ta zbuste sigurisht një ikje të tillë, ngritja e pagës, sigurisht se paga është njëra prej stimulimeve më të mëdha, ngarkesa në punë me hapjen e vendeve të reja të punës sigurisht që numrin i punëtoreve do të jetë më i madh dhe puna do të jetë me e lehtë. Me hapjen e vendeve të punës ata po e sigurojnë një pagë sado të vogël për familjen edhe rrethin e vetë”, ka thënë ajo.

Gori në këtë intervistë ka folur edhe për publikimin numrit të dytë të revistës së OIK-ut “Shëndeti dhe Kujdesi Infermieror”.

“Tashmë numri i dytë i revistës së OIK-ut, ‘Shëndeti dhe Kujdesi Infermieror’, vetëm është publikuar edhe të gjithë mund të kenë qasje në faqen Odës natyrisht edhe në mënyrë fizike. Është një punë e cila po promovohet edhe një punë që po dokumentohet për breza të ardhshëm. Revista tashmë numrin i dytë flet për kongresin i cili në Kosovë mbledhin 10 mijë profesionistë shëndetësor vendor dhe ndërkombëtar, ka punime shkencore, shkruhet për punëtoret shëndetësor gjatë luftës, për përvojat e tyre e shumë të tjera”, ka thënë ajo.

Lajmet Për gjashtë muaj u larguan 81 infermierë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>