Pensionohet ish-basketbollisti i Pejës

Ish-basketbollisti i KB Pejës, Jan Mocnik, ka njoftuar se i ka varur këpucët.

KB Peja ka njoftuar në profilin zyrtar të tij se tashmë i ka dhënë fund karrierës si basketbollist profesional.

36-vjeçari kishte veshur fanellën verdhezi përgjatë vitit 2014.

Për shërbimet e tij e ka falënderuar edhe ekipi pejan.

“Klubi jonë shfrytëzon rastin që nëpërmjet këtij postimi ta falenderojë Jan-in për kontributin e tij në KB Peja dhe i urojmë çdo të mirë në të ardhmen. Përgjithmonë falendërues” thuhet në njoftimin e KB Pejës.

Lajmet Pensionohet ish-basketbollisti i Pejës >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!