Pensionistët kërkojnë rritje të pensioneve

Pensionistët janë të dëshpëruar për pensionet që marrin. Ata thonë se këto të ardhura u mjaftojnë vetëm për ilaçe. E prej tyre ka pensionistë që mbi 40 vjet kanë kontribuar për shoqërinë dhe shtetin.

Ballë për ballë njëri tjetrit po qëndrojnë për orë të tërë.

E në duar po mbajnë lojtarët që morën nga kundërshtari.

Me të përfunduar lojën, i rendisin figurat për një tjetër lojë të re.

Përmes shahut, pensionistët e kalojnë një pjesë të çdo dite brenda qendrës së të moshuarve në Prishtinë.

E ndonëse gëzohen me fitoret në shah, pensionistë nuk i gëzohen të ardhurave të tyre mujore.

“Pensionistët ka nevojë t’i kenë të ardhurat më të mira sepse e meritojnë. Unë jetoj edhe në Suedi por edhe atje nuk janë pensionet aq të volitshme, por atje kushtet janë pak më ndryshe”, tha ish punësuari i arsimit, Izet Dushi.

E për Osman Zabërgjën, 100 eurot e përfituara nga qeveria në muajin dhjetor i ndihmuan për pagesat në shtëpi.

Mirëpo pensioni që e merr çdo muaj, atij nuk i mjafton.

“Po na ka ndihmue s’paku bile për një muaj ja e paguajmë rrymën, ja kontributet, ja tatimet në pronë…Po ndihmon veç sa me mbajt veten, me ilaçe me këto se për diçka jo valla. Unë kam punu 43 vjet e i marr 200 euro, kjo është katastrofë për një pensioner”, tha ish punëtori i RTK-së, Osman Zabërgja.

E pamjaftueshme paga e pensionit është edhe për Shemsi Berishën e Nevzat Alijan.

“Falë Zotit do të ardhura tjera ngapak se sa për pensionin që i kemi veç për barna, tjetër s’di çka mbërrin”, deklaroi Alija.

“Pensionet janë shumë të vogla, qe 5-6 vjet nuk janë rritë hiç. Lypet shteti ndokund me marrë e ndokund me dhanë, për ata që perime po vuajnë me pensione të vogla, se çmimet shumë të mëdhaja janë çmimet”, u shpreh Alija, raporton teve1.

E për Remzi Dragidellën, paga që e merrte si kontabilist dallon shumë nga pensioni që e merr tash e tre vite.

“Po i bjen si me kërku lëmoshë faktikisht. Po na kem kontribu e kem kriju për këtë shoqni e për këtë shtet, kemi punu diçka, kështu që është shumë keq, por fuqi nuk po kemi më shumë, s’po kemi mekanizma për të realizu kërkesat që i kemi, s’po na ngon kush”, tha ish kontabilisti, Remzi Dragidella.

Pensionet në Kosovë dallojnë nga 100 deri në 265 euro, varësisht prej kontributit.

Lajmet Pensionistët kërkojnë rritje të pensioneve >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>