Pengmarrja e stafit të televizionit në Ekuador, arrestohen 13 persona për terrorizëm

Persona të armatosur të maskuar kanë hyrë në një studio televizive live në Ekuador dhe kanë kërcënuar stafin e tmerruar. Banda e armatosur hyri në studiot televizive gjatë transmetimit live të kanali televiziv publik TC në qytetin e Guayaquil, përpara se transmetimi të ndërpritej.

Por policia ka raportuar se ka arritur që të lirojë të gjithë stafin dhe 13 persona u arrestuan. Gjatë operacionit tha dy punonjës u plagosën. Të paktën 10 persona janë vrarë që nga fillimi i gjendjes së jashtëzakonshme 60-ditore në Ekuador të hënën.

Urgjenca u shpall pasi një baron droge u arratis nga qelia e burgut. Është e paqartë nëse incidenti në studion televizive në Guayaquil lidhej me zhdukjen nga burgu në të njëjtin qytet të bosit të bandës Choneros, Adolfo Macías Villamar ose Fito.

Lexo edhe:

PAMJE të rënda/ Persona të armatosur sulmojnë studion televizive në Ekuador, marrin peng gazetarët

Në Perunë fqinje, qeveria urdhëroi vendosjen e menjëhershme të forcave policore në kufi. SHBA dënoi sulmet në Ekuador dhe tha se po koordinohet me presidentin Daniel Noboa dhe qeverinë e tij ekuadoriane dhe është “gati për të ofruar ndihmë”.

Gjatë sulmit të së martës në stacionin televiziv, një person i armatosur drejtoi një armë gjahu në kokën e njërit prej robërve, i cili gjithashtu u kërcënua me një revole. Një kameraman u qëllua në këmbë dhe një tjetri u thye krahu gjatë sulmit.

Lajmet Pengmarrja e stafit të televizionit në Ekuador, arrestohen 13 persona për terrorizëm >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>