Peja – Trepça, ndeshja e dytë e serisë finale

Peja do të jetë mikpritëse e Trepçës në ndeshjen e dytë finale të play-offit në elitën e basketbollit kosovar.
Trepça fitoi ndeshjen e parë 94:86, duke udhëhequr 1:0 në serinë finale, ndërsa për t’u shpallur kampion nevojiten tri fitore.
Verdhezinjtë shpresojnë në fitore për të barazuar serinë në 1:1, ndërsa mitrovicasit për fitore e 2:0, për të qenë më afër titullit të kampionit.
Verdhezinjtë ishin edhe në finale të Ligës Ballkanike, ku në fundjavën e kaluar pësuan nga Hapoel, ndërsa ‘Xehetarët’ kanë fituar Kupën e Kosovës në këtë edicion, ndërsa ishin edhe në finale të Superkupës.
Sfida në ‘Karagaçi’ pritet të jetë interesante, kurse interesimi është i jashtëzakonshëm për duelin e dytë final.
Lajmet Peja – Trepça, ndeshja e dytë e serisë finale >> Rahoveci.INFO.