Peja në finale të Ligës Ballkanike

Peja është kualifikuar në finale të Ligës Ballkanike. Në gjysmëfinale pejanët fituan ndaj skuadrës bullgare KK Beroe me rezultat bindës 124-82.

Pejanët kanë krijuar epërsi në fillim dhe e kanë ruajtur atë.

David Joseph shkëlqeu në këtë ndeshje dhe ishte më i dalluari në fitoren e “verdhezinjve”. Ai shënoi 36 pikë, prej tyre nëntë treshe. Joseph u ndihmua nga Jalen Tate që shtoi 19 pikë, e Brad Waldow me 14 sosh.

Te bullgarët u dallua Darius Hall me 29 pikë.

Peja në finale do të takohet me skuadrën izraelite, Hapoel Beer Sheva/Dimona, që sot eliminoi Milenijum Kodion e Malit të Zi. Këta të fundit do të përballen me Beroen në ndeshjen për vendin e tretë.

Ndeshja finale do të zhvillohet të dielën.

Lajmet Peja në finale të Ligës Ballkanike >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!