Peja, kampione e Kosovës në volejboll

Peja e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në volejboll, në konkurrencën e meshkujve, pasi e ka mposhtur Ferizajn në finalen e plejofit në Superligën A.

Pejanët mbrojtën titullin e kampionit duke fituar 3:1 në sete. Ndeshja e pestë e serisë finale u zhvillua në Ferizaj.

Rezultati  i përgjithshëm me ndeshje, ishte 3-2 për Pejën.

Ndeshja ishte e bukur dhe u përcoll nga një numër i konsiderueshëm i shikuesve në palestrën “Bill Clinton”.

Lajmet Peja, kampione e Kosovës në volejboll >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!