Peci përshëndet veprimin e organeve të drejtësisë në luftimin e dukurive negative

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci u deklarua lidhur me zhvillimet e fundit të organeve të drejtësisë në luftimin e dukurive negative. Ai tha se veprimet e ndërmarra nga organet e rendit dhe të drejtësisë janë një shembull i mirë në luftimin e dukurive të tilla. “Mbetem i përkushtuar në luftën kundër tentativave të tilla, krimit dhe korrupsionit.