Peci: Kurti e sakrifikoi anëtarësimin në Këshillin e Evropës për qëllime elektoral

(Lajm i përditësuar)


Peci: Kurti e sakrifikoi anëtarësimin në Këshillin e Evropës për qëllime elektoral

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 tha se kryeministri, Albin Kurti e ka sakrifikuar anëtarësimin e Kosovës në Këshllin e Evropës për qëllime elektorale.

”Kurti realisht e sakrifikoi anëtarësimin në Këshillin e Evropës për qëllime elektorale”, tha Peci.

Ai tutje tha se të ”njëjten gjë është duke e bërë edhe opozita”.

Këtë Peci e tha duke komentuar deklaratat e Kurtit, i cili dje tha se ”Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.


Peci: Për një grumbull votash VV ka zgjedhur që ta dëmtojë interesin nacional të Kosovës

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci Lulzim Peci në emsionin “Click” në RTV21  duke folur për situatën në veri të vendit tha se partitë politike më shumë në programet për zgjedhjet e 9 shkurtit i kanë dhënë ekonomisë.

Ai vlerësoi se në këtë fushë , pra në atë të ekonomisë dy partitë opozitare kanë kapacite më të mëdha njërëzore se sa që ka pozita e tanishme.

Megjithatë sipas Pecit cështja në veri nuk duhet të injorohet.

“Sepse ky do të jetë problemi i parë për secilën qeveri që do të krijohet në të ardhmen, madje edhe opinion publik analistët pyetjen e parë që duhet të ia drejtojnë partive është se cili është plani për normalizmin e gjendjes në veri që neve të na hiqen sanksionet, opozita përpos aleancës nuk kanë qëndrim të qartë për sa i përket Asociacionit ,madje nganjëherë dinë të bëhen edhe ma radikal se vet qeveria, unë besoj se ky është një mashtrim i madh si nga qeveria edhe nga opozita sepse punën e parë kanë me pas këtë nëse dëshirojnë të ecin përpara.” tha ai.

Derisa foli edhe për certifikimin e Listës Serbe, gjë për të cilën kundërshtoi Vetëvendosje, Peci tha se veprimet e VV me këtë gjë e ka forcuar Listën Serbe.

“Është dhurata më e madhe që VV-ja j aka bërë Listës Serbe, e ka forcuar Lsitën Serbe me këtë dhe realisht i ka mbyt krejt ato iniciativa brenda korpusit politik të komunitetit serb që ka qenë tendeca për krijimin e një pluralizmi si  të themi fillestar brenda këtij komuniteti, cka kemi bërë me këtë kemi bërë dy- tri gjëra, puna e parë e kemi forcu Listën serbe, e kemi mbyt potencialin demokratik edhe një herë brenda komunitetit serb edhe të tretën gjë  kemi dhënë vet vetit poena negative në raport me bashkësinë ndërkombëtare edhe kjo do të hyjë në të gjitha raprotet për Kosovën duke i përfshirë edhe ato për Ksëshllin Evropian edhe të BE-së, në anën tjetër I kemi dhënë serbisë adutin që vetëm ajo me Listën Serbe janë mbrojtësit të komunitetit serb në Kosovë dhe që ne po dojmë me i heq prej rendit të ditës, dmth krejt ky potez është bërë për idealin e 500 mijë votave duke i dëmtu në tërësi interesat nacioanle të Ksoovës, për një grumbull votave Vetëvendosja ka zgjedhur që ta dëmtojë interesin nacional të Kosovës.”, tha ai.


Peci: Se kuptoj Kurtin se si po i kërkon 500 mijë vota duke u bazuar në këto rezultate

Analisti Lulzim Peci në emsionin “Click” në RTV21  tha se nuk e sheh ndonjë arritje të jashtëzakonshme të kësaj qeverisje.

Sipas tij Kurti mund të thirret në veri, mirëpo sipas tij suksesi atje ka ardhur si rezultat i dorëheqjet e policëve të komunitetit serb.

“Problemi te veriu ka mbetur i njëjtë sepse është i pazgjidhur.. nëse mund të themi se ka një sukses të limtur është strirja policore në veri”, tha ai duke shtuar se kjo nuk është zgjidhje e problemit të veriut e as shtrirje e sovranitetit atje.

Sipas tij qeverisja e Kurtit ka tri dështime, duke përmendur kështu raportet me perëndimit të cilën e quajti disftatë strategjike.

“Në arsim nuk kemi pasur asnjë lëvizje në ndrejtim të refroma, shëndetësia në të njëjtën gjendje, shëndetësia po ashtu, kapacitetet energjetike dështim total”, tha Peci.

“Unë për veti nuk e kuptoj Kurtin se si po i kërkon tani 500 mijë vota duke u bazuar në këto rezultate që i ka, por përsëri po  e them që me 9 shkurt mund të resetohet krejt  ,… ndoshta mund të kemi qeverisje të pakicës, nuk është edhe kjo jashtë mendeve”, tha ai.


Peci: Vetëvendosja është partia më e pa e reformuar politike

Analisti Lulzim Peci në emsionin “Click” në RTV21 komentoi deklaratën e kryeministrit Albin Kurt i cili ka thënë se nuk do të kenë nevojë për koalicione paszgjedhore .

Peci tha se Kurti po thotë që ose do të ketë pushtetin  e plotë ose do të jetë ne opozitë

“Pra nuk do të ndaj pushtetin me askënd, ky është leximi im i asaj se çfarë po thotë Kurti… shpsh ka ndodh që të kemi retorika të tilla  në jetë politike të Kosovës dhe pastaj kur kanë dalë rezultatet politike të zgjedhjeve është resetu komplet  skena prej fillimi dhe kanë bërë koalicone që në fushatën parazgedhore janë dukur si të pamundshme”, tha ai.

Më tej Peci tha se Vetëvendosja nuk e ka frymën dhe entuziasmin për të votuar për të siç ka qenë para katër viteve.

“Është një situatë shumë e dallueshme prej vitit 2021, mirëpo unë mendoj se ky është mesazhi, mirëpo se çfarë do të ndodh pas 9 shkurtit nuk e dijmë sepse mund të ndrrojë situate edhe refuzuesit mund t’i ndërrojnë parametrat e tanishme…për sa I përket reformimeve të partive politike, unë nuk mendoj se çfarë po mendon Kurti me reformim.Mendoj që partitë politike të opozitës kanë bërë reformat ë ndjeshme dhe janë munduar që të nxjerrin mësimet nga humbja nga zgjedhjet e kaluara…sa do të jenë të sukseshme kjo mbetet të shihet, mriëpo një gjë është e qartë që në jetën politike ne mund të flasim për partneritete apo jo e jo për reformism apo jot ë një partie politike, nëse bash bash dojmë me fol Vetëvendosja është partia më e pareformume politike, sepse e ka një lidër të vetin tanë kohën me një insert të vogël kur ka qenë kryetar Visar Imeri të cilin ky e ka caktu vet, ndërsa partitë tjera me zgjedhje kanë zgjedhur kryetarë e udhëheqësi të reja”, tha ai./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker