Peci: Ambasadat e huaja në Kosovë hezitojnë të postojnë,  po sulmohen me komente të ulta në rrjetet sociale

(Lajm i përditësuar)


Peci: Ambasadat e huaja në Kosovë hezitojnë të postojnë,  po sulmohen me komente t ulta në rrjetet sociale

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci në emisionin “Click” në RTV21 tha se se ambasadat e vendeve partnereve të Kosovës nuk po postojnë më në rrjetin social X për shkak  sulmeve që po përballen në komente.

“Ne mundemi me i pa vetëm reagimet se çfarë kanë përjetu ambasada amerikane, mundeni me hy sot në Twitterin ose Facebook-un e Ambasadës Amerikane edhe me pa se çfarë reagime të ulta kemi pasur aty , po ashtu mundeni me hy edhe te ambasadat tjera”, tha Peci.

Madje ai shtoi se ka pasur ambasadorë të huaj që I kanë thënë se po hezitojnë të postojnë në plaformën X.

“Se me të vërtetë  po ballafaqohemi me  gjithfarë gjuhe të ulët aty”, tha Peci duke shtuar se kjo tregon në pikën se ku ka arritur Kosova jo vetëm në politikë por edhe në shoqëri.


Peci: Gjermania e konfirmoi se ka problem me Kosovën

Duke analizuar intervistën e ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhënë për RTV21, analisiti Lulzim Peci tha se Gjermania e konfirmoi se ka problem me Kosovën.

“Ashtu siç e kanë konfirmuar më herët SHBA-të , po ashtu edhe Franca edhe një punë është e qartë se nivveli I marrëdhënieve të Kosovës me shtetet më të fuqishme dhe përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës kanë rënë në pikën më të ulët si rezultat i politikës të ciën e ka udhëhequr Qevria e kryeminisrit Kurti”, tha Peci./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker