PDK: Të votohet Komisioni Hetimor për librat shkollor, një skandal i tillë duhet të hetohet

Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu, e ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit pikën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Ajo ka kërkuar nga të gjithë deputetët që të mbështesin këtë pikë për të hetuar këtë vendim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit që e kishin marrë në shtatorin e vitit të kaluar.

“Një skandal i tillë ligjor dhe menaxherial i pashembullt në të gjitha aspektet e tij meriton trajtim urgjent nga të gjitha institucionet e Kosovës, duke përfshi Kuvendin i cili përmes themelimit të Komisionit Hetimor mund t’i zbardhë faktet dhe parregullësit që e kanë karakterizuar këtë proces”.

“Komisioni Hetimor do të duhej të marrë përgjigje përmes një raporti përfundimtar dhe prova që do t’ia paraqesë edhe Kuvendit për miratim. Ju ftoj që ta votoni dhe t’i hapni rrugë këtij procesi në mënyrë që nga njëra anë të identifikohen parregullësit e tij dhe nga njëra anë të shohim nëse ka pasë keqpërdorim të taksave tona”, ka thënë Zejnullahu.

Lajmet PDK: Të votohet Komisioni Hetimor për librat shkollor, një skandal i tillë duhet të hetohet >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>