PDK: Siguria kombëtare është e rrezikuar nga politikat aktuale të qeverisë, nevojitet veprim urgjent

Zyrtarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besa Kabashi – Ramaj, ka thënë se Qeveria Kurti ka dështuar në garantimin e sigurisë kombëtare dhe menaxhimin e qëndrueshëm të mbrojtjes. Sipas saj, siguria kombëtare është e rrezikuar nga politikat aktuale të qeverisë dhe se nevojitet veprim urgjent.

Kabashi-Ramaj, në një konferencë për media, ka deklaruar se kjo Qeveri ka mangësi të konsiderueshme në të kuptuarit e partneriteteve strategjike, veçanërisht me SHBA-në.

“Qeveria ka dështuar vazhdimisht të përgjigjet në mënyrë efektive ndaj provokimeve dhe kërcënimeve serbe, t’i kundërvihet luftës hibride ruse dhe të menaxhojë çështjet e sigurisë së brendshme, duke përfshirë integrimin e institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes, rritjen e qëndrueshmërisë kombëtare dhe përmirësimin e menaxhimit të emergjencave dhe sistemeve të paralajmërimit të hershëm”, tha ajo.

Kabashi-Ramajt mori shembull ngritjen e fondit vullnetar për ushtrinë, siç tha, me praktika të dyshimta financiare, duke anashkaluar procedurat standarde të buxhetit.

“Iniciativat legjislative si projektligji për Inteligjencën Ushtarake dhe projektligji i Këshillit të Sigurisë Kombëtare shfaq të meta të rëndësishme, duke treguar një mospërfillje të strukturave ekzistuese dhe një qasje alarmante për shpërbërjen e institucioneve tashmë ekzistuese dhe rindërtimin nga e para. PDK-ja synon të zhvillojë një platformë largpamëse të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes për 10 deri në 20 vitet e ardhshme, duke u fokusuar në vizionin, njohurinë, kompetencën dhe inovacionin, të dobishme për të gjithë qytetarët. Qëllimi ynë është të krijojmë një Republikë të Kosovës të sigurt, agjile dhe strategjikisht të pozicionuar dhe të aftë për t’iu kundërvënë kërcënimeve të reja”, theksoi Kabashi-Ramaj.

Ajo ka rekomanduar që të rishikohet në tërësi Projektligjin për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës, “sepse rrezikon të çmontojë strukturat ekzistuese ligjore, duke dërguar në humbjen e kujtesës institucionale dhe duke shkelur potencialisht të drejtat e punonjësve, sepse mund t’i jape kryeministrit kontroll të tepruar”.

“Struktura e detajuar mund të sjellë pengesa burokratike, veçanërisht në raste emergjence. Takimet e rralla mund të pengojnë përgjigjet në kohë ndaj kërcënimeve të sigurisë. Paqartësitë ligjore mund të lindin nga  dyfishimet me ligjet ekzistuese dhe shfuqizimi i ligjit të mëparshme. Mandati i kufizuar për Drejtorin e Përgjithshëm mund të ndikojë negativisht në planifikimin strategjik dhe stabilitet. Sanksionet disiplinore në projektligj mund të jenë subjekt i keqpërdorimit ose aplikimit subjektiv”, theksoi Koordinatorja e Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare në KQM.

Sa i përket Projektligjit për Inteligjencën Ushtarake, Kabashi-Ramaj, tha se deklaratës së misionit i mungon qartësia, duke çuar në konfuzion rreth objektivave të agjencisë.

“Struktura raportuese ka të meta, duke dështuar në pozicionimin e duhur të FSK-së në zinxhirin komandues. Autorizimi i përdorimit të forcës është i diskutueshëm dhe potencialisht i papërshtatshëm. Dispozitat e mbikëqyrjes brenda kufijve të vendit mund të cenojnë liritë civile. Ka dyfishime me detyrat që tashmë ka AKI. Përjashtimi i buxhetit të Operacioneve Speciale nga rregullat standarde financiare ngre shqetësime për transparencën”, theksoi ajo.

Kabashi-Ramaj tha se Kosova është e qytetarëve të saj, dhe si e tillë meriton një të ardhme të sigurt dhe shpresëdhënëse.

“Siguria kombëtare, një çështje jetike, është e rrezikuar nga politikat aktuale të qeverisë. Nevojitet veprim urgjent për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të sigurisë së Kosovës”, përfundoi ajo.

Lajmet PDK: Siguria kombëtare është e rrezikuar nga politikat aktuale të qeverisë, nevojitet veprim urgjent >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>