PDK në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojë me këtë numër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë hedhjen e shortit për partitë e certifikuara që do të garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në këtë short, Partisë Demokratike i ka rënë numri 131.
“131 është numri që sjell mundësi dhe zhvillim. Është numri i besimit dhe shpresës për të gjithë qytetarët e Kosovës. 131 për Kosovën që mundet ma mirë!”, ka thënë Hoxhaj përmes një shkrimi në “Facebook”.