PDIU bashkoi votat me PS për “refugjatët”, Mesila Doda: Italia vend mik, kanë qenë gjithmonë në krahun tonë

Deputetët e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet kanë bashkuar votat me mazhorancën për votimin e marrëveshjes me Italinë për emigrantët.

Deputetja Mesila Doda tha se kjo forcë politike votoi pro marrëveshjes me Italinë, pasi ky vend ka qenë në krah të Shqipërisë sa herë ka pasur kriza.

“Ka patur një votim të deputetëve të PDIU-së pro marrëveshjes me Italinë dhe bëhet fjalë për një shtet mik për një shtet që është gjetur gjithmonë pranë nesh në momente tona të krizave. Ne duhet të jemi krah tyre. Është vendim i GJK. Nuk bëhet fjalë të mbështesim individë si Fredi Beleri, por flasim për një vend mik”, tha Doda.

E pyetur nëse do të bashkohen me Partinë Socialiste, Doda u përgjigj: “Ky është një konkluzion i juaji. Bëhet fjalë për marrëveshjen me Italinë, do duhej të mbështetja nga të gjithë.

Ne sa herë kemi pasur nevojë kemi pasur përkrah shtetin italian. Pjesa tjetër janë thjesht konkluzione të juaja”.

Lajmet PDIU bashkoi votat me PS për “refugjatët”, Mesila Doda: Italia vend mik, kanë qenë gjithmonë në krahun tonë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>