PD zyrtarizon kandidatin për zgjedhjet në Himarë

Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin e saj për zgjedhjet bashkiake të Himarës.

Ai është shqiptaro- amerikani Petro Gjikuria.

Mësohet se ky i fundit është sipërmarrës në zonën e jugut.

Përball tij, Gjikuria do të ketë Vangjel Tavon kandidatin e Partisë Socialiste që sot mban postin e prefektit të Vlorës.

Një nga emrat e përfolur si kandidat i opozitës për Bashkinë e Himarës ishte dhe djali i Fredi Belerit, por që nuk arriti të merrte pëlqimin e të gjitha palëve.

Këto zgjedhje të pjesshme do të zhvillohen pasi kryetari i zgjedhur në 14 maj të 2023, Fredi Beleri u dënua me vendim të formës së prerë me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje, vendim ky i cili e detyroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pak ditë më parë ta shpalli të pa vlefshëm mandatin e tij.

Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës do të mbahen më 4 gusht ndërsa sipas projektvendimit të KQZ, kandidatët do të kenë në dispozicion, vetëm 1 javë kohë për të organizuar fushatën.

Lajmet PD zyrtarizon kandidatin për zgjedhjet në Himarë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>