PD: Arsimi në krizë, degët e mësuesisë nuk preferohen

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe deputetja Eralda Tase Bano në një reagim sot për Ditën Ndërkombëtare të Arsimit u shpreh se kjo ditë duhet të shërbejë si një moment reflektimi për ҫka po ndodh ҫdo ditë.

“Arsimi është në krizë. Të rinjtë po largohen dhe degët e mësuesisë nuk po preferohen më. Mësuesit janë të pambështetur në shumë raste dhe ngritja e ҫmimeve të shportës i vendos ata në presion të vazhdueshëm duke ndikuar dhe te cilësia e jetesës së tyre e për rrjedhojë te cilësia e mësimdhënies”, vuri në dukje ajo.

Sipas Banos, qeveria ka dështuar me arsimin, me pedagogët të cilët ende dhe sot kanë pagat më të ulëta në rajon, me politikat të cilat do duhet të nxisnin qëndrimin e të rinjve në vend, në akreditimin e programeve.

Po ashtu, Baze tha se ka dështuar ligji i arsimit të lartë duke reduktuar autonominë e universiteteve dhe duke centralizuar pushtetin, mbështetja e kërkimit shkencor dhe krijimi i kampuseve që u premtuan në kohën e protestës së studentëve.

“Një sistem arsimor i katandisur si mos më keq nuk mbjell gjë tjetër veҫse mjerim dhe boshatisje. Shqipëria po mbetet bosh. Djemtë që duhet të ishin nëpër bankat e univeristeteve apo dhe të shkollave profesionale, sot janë nëpër gomone, kamione e kontenitorë duke ikur fshehurazi e duke lënë pas vetëm dhimbje e plagë”, tha Bano.

Lajmet PD: Arsimi në krizë, degët e mësuesisë nuk preferohen >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>