Patatina dhe ëmbëlsira me afat të skaduar në tregje të Shkupit, AUV asgjësoi 250 kg ushqime të pasigurta
Pas raportimit të marrë nga punonjësit e policisë se gjatë kontrollit rutinë të një automjeti pasagjerësh kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të produkteve të ëmbëlsirave të skaduara, shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, kanë kryer kontroll në banesën e drejtuesit të automjetit.
Policia gjeti 34 pako me të ashtuquajturat produkte “Flips” dhe 35 bare orizi me shije të ndryshme, patatina dhe produkte të tjera ëmbëlsirash në një sasi prej 250 kilogramësh. Është konstatuar se produktet e gjetura kanë qenë të skaduara, më pas si të pasigurta janë konfiskuar nga shërbimet inspektuese të AUV-së.
Siç njofton AUV, produktet janë blerë nga depo të ndryshme dhe janë ofruar dhe shitur në tregun e Shkupit për shitje të sendeve të vjetra në Maxhari, si dhe në tregun në Shuto Orizarës në Shkup.
“Kryesi është dënuar me gjobë prej 400 euro në kundërvlerë të denarit. Është lëshuar edhe një urdhër për asgjësimin e produkteve të pasigurta”, thekson AUV.
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari vazhdon me zbatimin e masave për ndalimin e tregtisë së paligjshme të ushqimit, të cilat qytetarët mund t’i lajmërojnë në linjën telefonike pa pagesë për konsumatorë 0800 3 22 22, në mënyrë elektronike në info@fva.gov.mk, ose personalisht në Agjenci./TV21