Pasi shpëtuan mrekullisht nga tërmeti, ekipi kosovar mbërrin në Kosovë

Ekipi i të rinjve të mundjes ka aterruar në aeroportin e Shkupit, pas një rrugëtimi maratonik prej 30 orësh nga Kayseri në Stamboll me autobus dhe nga Stambolli në Shkup me aeroplan.

Kështu ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.

KOK ka njoftuar se ekipi kosovar ndodhej në qytetin Kahramanmarash, ku ndodhi tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë.

“Gjatë tërë kësaj kohe, në kontakt të vazhdueshëm me ekipin ishte presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i cili ka aranzhuar sonte edhe transportin nga Shkupi për tek familjet e tyre” thuhet në njoftimin zyrtar të KOK-ut.

Gjashtë anëtarët e ekipit po merrnin pjesë në turneun “12 February”, ndërsa fatmirësisht kishin shpëtuar pa lëndime përkundër dëmtimeve të hotelit ku po qëndronin, derisa ndërtesat dhe hotelet përreth ishin rrënua

Lajmet Pasi shpëtuan mrekullisht nga tërmeti, ekipi kosovar mbërrin në Kosovë >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!