Pas vendimit të Gjermanisë, Spanja, Holanda dhe Finlanda gati pët të furnizuar Ukrainën me tanke “Leopard 2”

Spanja është treguar e gatshme për të furnizuar Ukrainën me tanke Leopard 2 të prodhimit gjerman, tha sot ministrja e Mbrojtjes Margarita Robles, pas vendimit të Gjermanisë për të dërguar tanket dhe për të lejuar vendet e tjera anëtare të NATO-s të bëjnë të njëjtën gjë.

Holanda tha gjithashtu se ishte e gatshme të dorëzonte tanke në Ukrainë nëse do të ishte e nevojshme dhe Finlanda do të ishte ndër vendet që do të dërgonin tanke në atë vend.

LEXO EDHE KETE

Bie borë në shkretëtirë

Robles tha për agjencinë e  lajmeve EFE se Spanja do të vepronte në koordinim me aleatët perëndimorë për të ndihmuar Ukrainën për kundërshtuar forcat ruse.

Sipas studiuesit të sigurisë dhe mbrojtjes të Elcano-s, Feliz Arteaga, Spanja ka 108 tanke 24A. Rreth gjysma e tyre janë në enklavat spanjolle të Ceuta dhe Melilla dhe 53 janë në rezervë dhe do të duhet të ripajisen, tha Arteaga, i cili shtoi se ka të ngjarë të duhen disa muaj për t’u përgatitur.

Holanda është treguar gjithashtu e gatshme të dorëzojë tanke në Ukrainë nëse është e nevojshme, tha nga ana e tij kryeministri holandez Mark Rutte.

“Nëse një kontribut nga Holanda ndihmon, ne jemi gati ta bëjmë atë”, tha Rutte për rrjetin holandez RTL.

Rutte tha se Holanda mund të zgjedhë të blejë tanke që tani i merr me qira nga Gjermania dhe t’ia japë Ukrainës. Përveç kësaj, ministri finlandez i Mbrojtjes Mikko Savola tha se vendi i tij do t’i bashkohet grupit të vendeve që dërgojnë tanke në Ukrainë, megjithëse kontributi i tij do të jetë i kufizuar.

“Bashkëpunimi ndërkombëtar në misionin ‘Leopards’ në Ukrainë tani po ecën përpara dhe Finlanda do të marrë pjesë,” u tha Savola gazetarëve.

Ministri finlandez i mbrojtjes nuk pranoi të thoshte më shumë për madhësinë e kontributit finlandez./Rahoveci.info.info/

Lajmet Pas vendimit të Gjermanisë, Spanja, Holanda dhe Finlanda gati pët të furnizuar Ukrainën me tanke “Leopard 2” >> BotaPress.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!