Pas vendimeve të fundit të Serbisë lidhur me Kosovën, Bislimi: BE-ja të reagojë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se derisa Serbia po dërgon letra në Komisionin Evropian se kinse është e gatshme të implementojë obligimet e dala nga dialogu “vetëm sa për të marrë miliona eurot nga BE-ja dhe Plani i Rritjes”, në anën tjetër ajo vazhdon “të shkelë marrëveshjet, integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës”.

Në platformën ”X” Bislimi ka shkruar se Serbia po vazhdon të përpiqet që ta bllokojë rrugën drejt procesit të normalizimit.

“Përmes lëvizjeve të veta në terren, duke përfshirë nxitjen e përshkallëzimeve në 3 vjetët e fundit, sulmin në Banjskë, sulmet kundër institucioneve tona, inkursionin në territorin tonë dhe rrëmbimin e policëve, barrikatat në veri, MIG-ët që fluturojnë pranë kufirit tonë, vënia e ushtrisë në gatishmëri të plotë dhe të lartë luftarake dhe tani, me projektligjin për përndjekje të paraqitur dje, konstruktiviteti i saj i rremë vazhdon të ekspozohet”, ka shkruar ai në platformën X.

Bislimi ka pyetur se cili është perceptimi i Bashkimit Evropian karshi Serbisë.

“Ai perceptim ku ajo pabesueshëm përpiqet të shfaqet si ‘konstruktive’ duke deklaruar përkushtimin e saj në proces, apo ai që miraton projektligje të tilla dhe vazhdimisht shkel marrëveshjet dhe cenon integritetin dhe sovranitetin tonë territorial? BE-ja si ndërmjetës duhet të përgjigjet dhe të reagojë me vendosmëri”, ka shkruar tutje Bislimi.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker