Pas vdekjes së Papa Françeskut, shtyhen të gjitha ndeshjet në Serie A!

Pas lajmit për vdekjen e Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë në orët e mëngjesit të 21 prillit 2025, liga italiane e futbollit “Serie A” ka vendosur të shtyjë të gjitha ndeshjet e sotme, përfshirë ndeshjet e Primavera 1, në shenjë respekti për kreun e ndjerë të Kishës Katolike, Jorge Bergoglio.
Vendimi ka të bëjë me xhiron e 33-të të Serisë A, e cila është shtyrë deri në një njoftim të dytë.
Ndeshjet që aktualisht janë shtyrë:
Torino – Udinese, Cagliari – Fiorentina, Xhenova – Lacio, Parma – Juventus.
Liga pritet të shpallë datat e reja për këto ndeshje në ditët në vijim.