Pas tifozëve, UEFA dënon edhe gazetarin kosovar

UEFA ka vendosur që të përjashtojë nga kampionati europian “Gjermani 2024” gazetarin nga Kosova, Arlind Sadikun.

Shkak për këtë vendim është bërë gjesti i gazetarit shqiptar në ndeshjen Serbi-Angli të luajtur më 16 qershor, i cili bëri me duar simbolin e shqiponjës para tifozerisë serbe.

Gjesti i Sadikut erdhi pas koreve raciste që serbët po bënin ndaj shqiptarëve, dhe duke bërtitur “Kosova është Serbi”.

Pas shqiponjës me duar, gazetari Arlind Sadiku u shpreh se “Kosova është zemra e Shqipërisë”.

Ky gjest i Sadikut është parë si provokim nga pala serbe dhe i kanë kërkuar UEFA-s që të merret masë.

Mësohet se gazetarit nga Kosova i është ndaluar hyrja në konferenca për media dhe nuk mund të raportojë sot në ndeshjen Kroaci-Shqipëri dhe as në përballjet e ekipeve të tjera për kampionatin evropianin.

Lajmet Pas tifozëve, UEFA dënon edhe gazetarin kosovar >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>