Pas thirrjeve raciste dardanët nuk dolën në fushë, ndërpritet përfundimisht ndeshja

(Lajm i përditësuar)


Pas thirrjeve raciste dardanët nuk dolën në fushë, ndërpritet përfundimisht ndeshja

Ndeshja Rumani-Kosovë është ndërprerë përfundimisht pas fyerjeve drejtuar dardanëve në minutat shtesë nga tifozët rumunë ndërsa rezultati ishte 0:0 dhe vendimi final do të merret nga UEFA gjatë ditëve në vijim.

Futbollistët e kombëtares së Kosovës braktisën “Arena Kombëtare” në Bukuresht pas brohoritjeve ofenduese e raciste të tifozëve vendës drejtuar dardanëve, madje situata u acarua pas një debati midis Denis Alibec dhe Amir Rrahmani.

Episodi përfundoi me futbollistët e Kosovës duke ecur jashtë fushës në minutën e katërt të kohës shtesë dhe ata nuk pranuan të kthehen.

Pas ndërprerjes që zgjati më shumë se një orë, në fushë u rikthyen vetëm futbollistët rumunë dhe gjyqtari danez Morten Krogh përfundimisht ndërpreu takimin, pasi dardanët refuzuan të kthehen për shkak të fyerjeve raciste.

Kosova dominoi ndeshjen, me 17 goditje në krahasim me katër nga nikoqirët duke kërkuar fitoren për t’u kualifikuar direkt në grupin 1 Liga C dhe sipas të gjitha gjasave do të vazhdojnë grupin e njëjtë edhe edicionin e ardhshëm.

Kosova pret si vendës në ndeshjen e fundit të grupit Lituaninë në “Fadil Vokrri”, më 18 nëntor.


Tifozët Rumunë bëjnë thirrje raciste, ndërpritet ndeshja

Është ndërprerë ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës, me tifozët rumunë që po bëjnë thirrje raciste


Kosova humbi raste ideale për gola në pjesën e parë

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në grupin C2 të Ligës së Kombeve.

Të përzgjedhurit e trajnerit Franco Foda kanë dominuar gjatë gjithë 45 minutave të para, madje krijuan raste të mira shënimi.

Muharrem Jashari, Edon Zhegrova e Vedat Muriqi ishin ata që patën raste ideale për t’i dhënë epërsinë dardanëve, por nuk ia dolën.

Kujtojmë se këto dy kombëtare po luftojnë për vendin e parë në grup, me rumunët që momentalisht kanë tri pikë më shumë se Kosova.


Liga e Kombeve, Kosova kundër Rumanisë në ndeshjen vendimtare

Në “Arena Kombëtare” të Bukureshtit ka nisur ndeshja ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës.

Për “Dardanët” kjo është ndeshje vendimtare nga e cila kërkohet vetëm fitore për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim direkt nga vendi i parë nga Liga C në Ligën B të Ligës së Kombeve që pastaj garanton rrugëtimin drejt Botërorit 2026.

Trajneri Frannco Foda ka nisur ndeshjen me sistemin 4-2-3-1 me Vedat Muriqin në krye të sulmit, të mbështetur nga Edon Zhegrova e Muharrem Jashari.

Rreth 50 mijë tifozë janë në tribuna për ta mbështetur Rumaninë, ndërsa një grup i vogël, rreth 50, i tifozëve dardanë kanë udhëtuar për ta mbështetur Kosovën.


Fishkëllehet gjatë himnit të Kosovës

Fishkëllimat nuk po ndalen në stadiumin në Bukuresht gjatë intonimit të himnit të Kosovës.


Rumani-Kosovë, formacionet zyrtare

Kosova do ta zhvillojë sfidën e parafundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve sonte në Bukuresht, ku do të përballet me liderin e grupit, Rumaninë.

Ballafaqimi nuk do të jetë aspak i lehtë, madje këtë e vështirëson edhe fakti se mund të ketë një atmosferë aspak miqësore në tribuna nga tifozët vendës, diçka që është dëshmuar tashmë edhe në ndeshjen e kaluar.

Trajneri i Kosovës, Franco Foda tha në konferencë për media para ndeshjes se ai pret lojë kualitative dhe se shanset për kualifikim direkt janë ende konkrete edhe pse ka mungesa të rëndësishme si Rashica, Rrudhani e Bersant Celina, raporton KosovaPress.

Rumania është lidere e grupit me 12 pikë, tri më shumë se Kosova në vendin e dytë, pason Qipro me tri pikë dhe Lituania e fundit pa asnjë pikë.

Ndeshja Rumani-Kosovë fillon nga ora 20:45 dhe tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare:

Rumania: Nita; Ratiu, Dragusin, Burca, Bancu; R. Marin, M. Marin, Stanciu; Man, Dragus, Mihaila

Kosova: Muric, Vojvoda, Dellova, Rrahmani, Hadërgjonaj, Rexhbeqaj, Berisha, Zhegrova, Muslija, Jashari, Muriqi


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker