Pas skandalit me sharjen në transmetimin direkt, RTK del me sqarim
Radio Televizioni i Kosovës ka dalë me sqarim pas publikimit nga Rahoveci INFO, të sekuencës ku dëgjohet një person duke sharë në transmetimin live të ceremonisë të parakalimit të ushtarëve të FSK-së dhe Policëve të Kosovës.
Menaxhmenti i RTK-së ka njoftuar se audio gjatë transmetimit të ceremonisë së parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është marrë i miksuar prej organizatorëve.
“Shprehim keqardhje për gjuhën e papërshtatshme të dëgjuar gjatë transmetimit live, por audio nuk ka qenë përgjegjësi e transmetuesit publik, por kompanisë së kontraktuar, ndërsa gjatë transmetimeve direkte ndërhyrja është e pamundur”, thuhet në sqarimin e menaxhmetit të RTK-së.
Lajmet Pas skandalit me sharjen në transmetimin direkt, RTK del me sqarim >> Rahoveci INFO.