Pas Portugalisë, Mourinho kontaktohet edhe nga një Federatë tjetër e madhe

Brazili është në kërkim të trajnerit të ri pas largimit të Tites, teksa fokusi është tashmë te trajnerët evropianë.

Pep Guardiola i Manchester Cityt fillimisht ishte i lidhur, përpara se Carlo Ancelotti i Real Madrid të shfaqej si kandidat. Italiani refuzoi publikisht çdo mundësi të tillë.

Tani duket se Federata e Futbollit e Brazilit po synon një tjetër ish-trajner të Real Madridit.

“Sipas La Repubblica”, Jose Mourinho është kontaktuar për të parë nëse ai do të ishte i interesuar për të drejtuar Brazilin.

Por, Mourinho tani për tani thuhet se është i përkushtuar për punën e tij te skuadra italiane. Emri i tij është i lidhur edhe me Kombëtaren e Portugalisë, pas largimit të Fernando Santosit.

Trajneri portugez me Romën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024./Rahoveci INFO/

Lajmet Pas Portugalisë, Mourinho kontaktohet edhe nga një Federatë tjetër e madhe >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!