Pas ndërhyrjes kirurgjikale, kryeministri Edi Rama lë spitalin

Pas ndërhyrjes kirurgjikale kryeministri Edi Rama ka lënë sot spitalin. Kreu i qeverisë kaloi natën në Qendrën Spitalore “Nënën Tereza”, pas ndërhyrjes kirurgjikale të hernies inguinale të kryer ditën e djeshme.
Ndërhyrja iu besua pesë mjekëve, të njëjtët të cilët kryen edhe operacionin në muajin prill, kur kreu i qeverisë hoqi apendesitin.
Shefi i shërbimit të kirurgjisë, Prof. Dr. Arben Gjata, tha për mediat se janë kryer të gjitha ekzaminimet e duhura dhe kreu i qeverisë ishte gati për të dalë.
Kryeministri kreu ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Pas përfundimit të ndërhyrjes, ai kaloi natën në mjediset spitalore të QSUNT, për të dalë këtë të premte.
Lajmet Pas ndërhyrjes kirurgjikale, kryeministri Edi Rama lë spitalin >> Rahoveci INFO.