Pas ndarjes nga Shpat Kasapi, Selvija “thumbon”: I vetmi njeri që kam humbur është vetja

Pas javësh spekulimesh dhe postimesh me mesazhe të fshehta, Selvije Jao ka thyer heshtjen me një video selfie në Instagram, ku përmes një audioje virale shprehet: “Personi i vetëm që kam humbur dhe që më duhet ta rikthej jam unë.”
Në përshkrimin e postimit, ajo shton: “E kam gjetur veten dhe kjo mjafton.” Ky reagim vjen vetëm pak ditë pasi Selvija publikoi një foto me mbishkrimin “ditët e fundit në Tiranë…”, duke shtuar dyshimet për një ndarje nga këngëtari Shpat Kasapi pas katër vitesh martesë dhe një djali së bashku, Roelit.
Një ditë më vonë, edhe Shpati postoi një mesazh që dukej si përgjigje ndaj situatës: “Krijo disiplinë. Ushqehu mirë. Ushtro. Dhe mos gaboooo me gruan… se s’të fal, të lë!”
Asnjëri nuk ka dhënë ende një konfirmim zyrtar për ndarjen, por fansat janë të bindur se postimet flasin vetë.