Pas kaosit në komision, Gazment Bardhi: Pa ne, “zgjedhorja” është çështje e varrosur

Grupi i Gazment Bardhit dhe deputetë të tjerë të Rithemelimit, mbështetës të Sali Berishës, nuk heqin dorë nga skenari i kaosit duke vijuar bllokimin e komisioneve të Kuvendit.

Në një prononcim për mediet pas pezullimit të mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, Bardhi deklaroi se opozita do të bëjë të pamundurën për një reformë zgjedhore të lirë për qytetarët dhe të mos ketë pazare.

Deputeti demokrat e justifikoi bllokimin e punimeve duke theksuar se në atë mbledhje nuk kishte përfaqësues të popullit opozitar dhe se gjithçka ishte një farsë.

Lexo edhe:

VIDEO/ Dështon Reforma Zgjedhore, opozita bllokon mbledhjen e komisionit

Sipas Bardhit, demokratët e Rithemelimit nuk pranojnë përfaqësimin në Reformën Zgjedhore nga kolegët demokrat të PD-së zyrtare, pasi nuk kanë besim.

“Ne u kemi dhënë besimin për dy vite kolegëve të bënin reformën zgjedhore dhe ata e mbajtën të bllokuar për dy vite. Ata që përfaqësojnë popullin opozitar sot nuk ishin as në mbledhje. Ata mund të mblidhen te vila e Ramës në Surrel, por jo në Komision pa opozitën. Nuk mund të ndodhë që 7 deputet të kenë 4 anëtarë në komisionin e reformës zgjedhore dhe 56 deputet 3 përfaqësues. Unë e kuptoj që ata mund të kenë probleme me matematikën, por kjo nuk mund të ndodhë.

Jemi përballë një farse. Ne i kemi gati propozimet tona për reformën zgjedhore. Që këto të diskutohen duhet parë legjitimiteti i Komisionit zgjedhor. Unë nuk mund të përfaqësohem në Komision nga kolegë që nuk u kam besim. Këtu nuk bëhet fjalë me një apo dy deputetë diferencë, por 7 me 53. Këtu nuk po flas për realitete politike, por shifra. Apeli im është që Kuvendi ti kthej legjitimitetin reformës zgjedhore dhe të heq dorë nga farsa dy vjeçare e bllokimit të reformës zgjedhore. Zgjedhorja nuk është nga ato terma që mund të lihet në harresë. Nëse ne nuk do të ngrinin zërin, sot zgjedhorja do të ishte një temë e varrosur“, tha ai.

Lajmet Pas kaosit në komision, Gazment Bardhi: Pa ne, “zgjedhorja” është çështje e varrosur >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>