Pas DASH edhe Franca kundërshton vendimin e Kosovës për heqjen e dinarit

Franca ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit, duke thënë se zgjidhja e kësaj çështje duhet të gjendet në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, thuhet se Parisi zyrtar është i shqetësuar për hyrjen e djeshme në fuqi të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila miraton vetëm euron për përdorim.

Në deklaratën e saj Franca shprehet se ky vendim i marrë me ngut dhe në mënyrë të pakoordinuar do të ketë pasoja në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë, i cili në masë të madhe është i varur nga pagesat në dinarë serbë.

“Në mungesë të zgjidhjeve alternative deri më sot, Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të kësaj mase për të siguruar një periudhë të mjaftueshme tranzicioni. U bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të gjejnë një zgjidhje përmes negociatave në kuadër të dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian”, thuhet në deklaratë.

Lajmet Pas DASH edhe Franca kundërshton vendimin e Kosovës për heqjen e dinarit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>