Pas Berishës, edhe Meta merr në mbrojtje Ahmetajn: Është kërcënuar me jetë – drejtësia vepron me regji!

Pas intervistës së ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, i arratisur dhe në kërkim ndërkombëtar prej muajit korrik 2023, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, reagoi nga Korça.

Kreu i PL deklaroi se “është në traditën e partisë të Dushan Mugoshës dhe “Ballkanit të Hapur” që armiqtë e brendshëm t’i shpallë duke i damkosur në shërbim të dikujt tjetër”.

Meta tha se Ahemtaj është kërcënuar me jetë ndaj vendosi të arratisej. Sipas tij, drejtësia në Shqipëri vepron me regji.

Është në traditën e partisë të Dushan Mugoshës dhe Ballkanit të Hapur që armiqtë e brendshëm t’i shpalli duke i damkosur në shërbim të dikujt tjetër. Nga ajo intervistë u kuptua qartë që nuk është akuzuar Ahmetaj nga shkeljet që ka bërë në një mënyrë të pavarur por që ka dënuar në radhë të parë në mbledhjen e kryesisë së partisë me atë shprehjen që këtu nuk e them dot por ai e tha për të qëndruar besnik i të vërtetës që ka ndodhur në mbledhjen e kryesisë”, tha kreu i PL.

Në mbrojtje të Ahmetajt ka dalë edhe një pjesë e Partisë Demokratike, grupimi i Rithemelimit si dhe vetë ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit ka deklaruar se akuzat ndaj Ahmetajt janë të montuara dhe se përgjegjësit e aferës së inceneratorëve janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Lajmet Pas Berishës, edhe Meta merr në mbrojtje Ahmetajn: Është kërcënuar me jetë – drejtësia vepron me regji! >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>