Pas 60 vitesh karrierë, Irma Libohova rrëfen sfidat dhe paragjykimet

Këngëtarja e mirënjohur, Irma Libohova, ishte e ftuar në emisionin e së dielës “Ftohtë e nxehtë” në Rahoveci INFO.
Libohova, në këtë emision foli për shumë tema ndër të tjera edhe për sfidat dhe paragjykimet që iu kanë bërë gjatë karrierës së saj.
“Fillimisht jam paragjykuar për mënyrën e të veshurit, domethënë në sistemi që kemi qenë neve ju e dini, kemi qenë shumë të kontrolluar. Nuk ka pasur liri, domethënë çdo gjë kalonte nëpër filtra shumë të holla, si profesionalisht, vokalisht edhe edhe pamja, dhe janë paragjykuar, për shembull, pse i bëra flokët kaçurrela”, tha Libohova.
Tutje ajo foli edhe për vështirsitë që i ka kaluar.
“Rruga e artit është rrugë e vështirë, ti edhe në momentet kur nuk je mirë, ti duhesh të jesh mirë, se del përpara publikut dhe njerëzve, kur del atje, më nuk u intereson asgjë. Ke dalë atje përpara, duhesh gjithë shpirtin tat ta japësh. Megjithatë, momente të vështira ka, për shembull, ti lë një të sëmurë në shtëpi, lë fëmijën do dalësh të performosh, sepse puna është e tillë”, tha ajo./21Media