Partia e Serbëve të Kosovës: Srpska s’ka më fuqi t’i vjedhë zgjedhjet e t’i shantazhojë votuesit serbë

Lista Srpska ka njoftuar të dielën se nuk do të marrë pjesë në votim për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, i cili është caktuar për 21 prill. Pak orë pas këtij vendimi ka reaguar Partia e Serbëve të Kosovës duke thënë se Lista Srpska nuk ka më fuqi t’i vjedhë zgjedhjet e as t’i shantazhojë votuesit.

“Lista Srpska me deklaratën e z. Zllatan Elek pranon se nuk ka më fuqi për të vjedhur zgjedhjet dhe shantazhuar votuesit serbë”, thekson Partia e Serbëve të Kosovës.

Kjo parti vlerëson se Lista Srpska “përjetoi disfatën dhe fundin e saj të plotë politik”.

Në reagimin e tyre tutje thuhet se “serbët nuk i besojnë Listës Srpska dhe se LS asnjëherë nuk ka pasur mbështetje 99%, por ishte gënjeshtra më brutale që kjo parti e përhapi përmes mediave të saj dhe se e besoi edhe vetë”, deklaron Partia e Serbëve të Kosovës.

“Qëndrimi i Listës Serbe është të mos marrë pjesë në referendumin e thirrur nga Albin Kurti [kryeministri i Kosovës], sepse ai bëri gjithçka që ai të dështojë”, tha kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, të dielën në një konferencë për media në Mitrovicën e Veriut.

Ai tha se janë vendosur “procedura të parealizueshme” për votimin e 21 prillit dhe se listat e votuesve “nuk e pasqyrojnë gjendjen reale në terren” dhe se numri i shqiptarëve në listat e votuesve “është rritur”.

Lajmet Partia e Serbëve të Kosovës: Srpska s’ka më fuqi t’i vjedhë zgjedhjet e t’i shantazhojë votuesit serbë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>