Parlamenti Studentor i UP-së do të marshojë kundër Asociacionit një etnik

Anti-Kushtetutshmëria e Asociacionit me Komuna me Shumicë është arsyeja e protestës nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës

Kryetari i Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, Çlirimi Hoti, e konfirmuar se Parlamenti Studentor do të kundërshtojë Asociacionin një etnik në Kosovë nëpërmjet një marshimi e cili sipas Hotit është për shkak se modeli i Asociacioni një etnik është në Kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Ky marrsh sipas Hoti pritet të mbahet në 53 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës më datën 15 shkurt të vitit 2023.

Ai tregojë për RTV Dukagjinin se përbërja e Parlamentit Studentor është nga dy Organizata studentore, që sipas tij është Reforma edhe Studim Kritikë Veprim, ndërsa ai ka thënë se i takon SKV-së.

Më poshtë mund të lexoni thirrjen për marrshim nga Parlamenti Studentor,  me parullën MARSHOJMË BASHKË KUNDËR ASOCIACIONIT.

Më 15 shkurt të këtij viti shënojmë 53 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, universitet ky që përgjatë historikut gjysëm shekullor, përveçse tempull i dijes, ka shërbyer edhe si vend i rezistencës.

Historia e Universitetit pashmangshëm është e lidhur ngushtë me historinë e vendit tonë. Kujtojmë këtu rolin kyç të pararendësve tanë në protestat e viteve 1968, 1981 e 1997 që kulmuan me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Rreth 24 vite pas përfundimit të luftës së fundit e 15 vite pas shpalljes së pavarësisë, Kosovës sërish po i cenohet sovraniteti e integriteti territorial i saj.

Ndonëse në rrethana krejtësisht të ndryshme, përsëri është i domosdoshëm mobilizimi e organizimi studentor për të kundërshtuar një të keqe që po provohet të instalohet brenda shtetit tonë.

Asociacioni një etnik është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës sonë. Kështu sepse asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të thotë më shumë të drejta për komunitetin serb, por më shumë ndikim të Serbisë mbi territorin e Kosovës.

Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë për të cilin ende nuk ka kërkuar falje. E kaluara në vendet e rajonit na ka dëshmuar që asociacioni do të thotë autonomi e cila më pas ka shpier në luftë.

Në vend se të flasim lidhur me marrëveshjen e cila parasheh njohjen reciproke të diplomave universitare në mes Kosovës dhe Serbisë, sot flitet vetëm për asociacionin një etnik që cenon stabilitetin dhe paqen e shtetit tonë.

Prandaj të mërkurën e 15 shkurtit, përveçse kremtojmë përvjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, MARSHOJMË BASHKË KUNDËR ASOCIACIONIT.

Me këtë rast Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës fton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pavarësisht bindjeve politike, që të na bashkohen në marshin kundër asociacionit një etnik.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!