Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë gjatë pesë ditëve të ardhshme.

Mot jostabil po parashihet për javën e tretë të janarit.  Shtrirjet e masave të ngrohta ajrore do të sjellin kushte edhe për rritje të temperaturave, deri në 11C e 12C ditën e enjte, ndërkohë që të martën dhe në fundjavë depërtimet e fronteve të ftohta sjellin kushte edhe për të reshura bore, me rënie të temperaturave maksimale edhe pranë 0C.  Minimalet zbresin deri në -5C e -7C mëngjesin e së mërkurës, derisa të enjten e të premten shënojnë rritje deri në 2C e 4C.

Moti i paqëndrueshëm sjell kushte edhe për qarkullim më të mirë ajror, që edhe pritet të mbajë ndotësit ajror më të shpërndarë.  Gjatë ditës indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm orëve të mbrëmjes, në kushte qetësie, nivelet e ndotjes kalojnë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

15.01 – Kryesisht me vransira.  Pasdite më vonë dhe në mbrëmje vende-vende priten edhe reshje shiu, ndërsa në vise malore reshje dëbore.

16.01 – Orëve të hershme të mëngjesit reshjet e dëborës shtrihen edhe përgjatë ultësirave. Deri në mesditë reshjet pushojnë, e pasdite nuk mungojnë edhe intervale me diell.

17.01 – Kryesisht me vranësira.  Intervale të shkurta me diell pasdite.

18.01 – Më butë, me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Në perëndim të vendit priten edhe reshje lokale shiu.

19.01 – Fillimisht mot i butë. Me shtrirjen e një fronti të ftohtë deri në mbrëmje priten edhe të reshura bore dhe rënie e temperaturave. Pritet të frynë erëra më të fuqishme, si nga jugu por edhe verilindja me hove edhe mbi 15m/s, ditën e martë.

Shtypja atmosferike fillimisht zbret thellë nën vlera normale, e më pas shënon rritje deri nga mesi i javës, kur pëson rënie sërish ditën e enjte.

Lajmet Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>