Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se java e ardhshme do të jetë me diell e vranësira.
Temperatura maksimale do të shkojë deri në 23 gradë Celsius. Ndërsa, ajo minimale do të zbresë në 1 gradë.

Sipas parashikimeve, të hënën pritet të mbajë mot me diell e vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjett 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Edhe të martën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme”, ka njoftuar Instituti.

Ndërsa, ditën e mërkurë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende –vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes”.

Ndërsa, të enjten do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësira më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”.

Edhe dita e premte pritet të mbetet pothuajse e ngjashme sa i përket kushteve meteorologjike.

“Edhe dita e premte parashihet me pak vranësira dhe me intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes”./21Media


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker