Parashikimi i motit për fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën pritet të mbajë mot i vranët.

Të shtunën, sipas IHMK-së, parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius.

Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!