Parandalohet kontrabanda e monedhave të arit në “Tabanoc”,

Drejtoria e Doganave ka shpërndarë raportin javor, ku njoftohet se doganierët në pikën kufitare “Tabanoc”, në çantën e një shtetase të Ukrainës janë gjetur pesë monedha të arit në vlerë të gjysmë milion denarëve.
“Shtetas të huaj që udhëtonin me veturë që drejtohej nga shtetasi serb, kanë tentuar të kontrabandojnë ar përmes pikës kufitare “Tabanoc”. Ata janë penguar nga doganierët të cilët kanë kontrolluar veturën, me ç’rast në çantën e pasagjeres, shtetase e Ukrainës, kanë zbuluar 5 monedha ari në vlerë prej gjysmë milion denarë. Pas zbulimit të monedhave, si pronar i tyre është paraqitur një pasagjer i tretë, shtetas gjerman i cili poashtu udhëtonte me të njëjtën veturë”, thonë nga Drejtoria e Doganave./TV21