Paralajmërohet e më pas pezullohet protesta e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë

Pas protestës së një nëntorit, pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues (NjSI) kishin në plan të protestonin sot.

Ata e kishin dorëzuar edhe paralajmërimin e protestës në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë që e njëjta të fillonte nga ora 12 deri në 12:30 me qëllim për të shprehur pakënaqësitë lidhur me pagën, rrezikshmërinë dhe shtesat e tjera.

Por e njëjta u pezullua.

“Deri te pezullimi i protestës ka ardhur pasi Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, i shoqëruar nga menaxhmenti i PK-së, gjatë takimit me këto njësi i ka informuar se Kryeministri i Republikës së Kosovës ka premtuar që javën e ardhshme do ti pres në takim zyrtar menaxhmentin e PK-se së bashku me përfaqësuesit e këtyre njësive, për ti diskutuar kërkesat e tyre, respektivisht për të gjetur një zgjidhje. Andaj, protesta e paralajmëruar për sot është pezulluar deri në ndonjë vendim tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më 1 nëntor, NJSI-ja, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, u mblodhën para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës.

Ata kanë protestuar me kërkesën për kushte më të mira duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë.

Lajmet Paralajmërohet e më pas pezullohet protesta e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>