Papa Françesku kremton meshën e parë për 2023: Kemi nevojë për shpresë ashtu si toka për shi

Papa Françesku ka kremtuar meshën e parë të vitit 2023 në bazilikën e Shën Pjetrit, duke u lutur për të prekurit nga lufta.

“Ne kemi nevojë për shpresë ashtu si toka ka nevojë për shi”, tha ai në predikimin e tij, duke menduar jo vetëm për Ukrainën, por për të gjitha luftërat në botë dhe për ata që po i përjetojnë këto ditë festimi në errësirë ​​dhe të ftohtë, në mjerim”- u shpreh Papa.

Papa mbajti lutje edhe për paraardhësin e tij i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 96 vjeçare pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore që prej ditësh nuk paraqitej e mirë.

“Për ata që nuk kanë paqe, le të lavdërojmë Marinë, gruan që solli Princin e Paqes në botë”. Më pas mendimet tona kthehen tek Benedikti XVI, Papa Emeritus që ndërroi jetë dje. Ne i besojmë Nënës së Shenjtë, që ta shoqërojë në kalimin e tij nga kjo botë te Zoti”-tha Papa Françesku.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!