Pamje pa koment: Pronari i një lokali lagu me ujë të ftohtë gruan e pastrehë

Një burrë në San Franciso është filmuar duke lagur me ujë një grua të pastrehë, të cilën vazhdimisht e urdhëronte të largohej.

Ajo çfarë është më shokuese se ai nuk ka shprehur as edhe një pikë pendimi, pasi ka deklaruar se sërish do të vepronte njëjtë po t’i jepej mundësia, transmeton Telegrafi.

Videoja e Collier Gwin duke lagur me ujë të ftohtë gruan e paidentifikuar u shpërnda në rrjetet sociale gjatë të hënës, ku përdoruesit reaguan ashpër ndaj tij dhe veprimit që ai e kishte bërë.

Një kalimtar rasti kishte filmuar gruan e cila qëndronte e ulur në asfalt para lokalit të Gwin, të cilës i bërtiste dhe i kërkonte të largohej.

“Po pastrohej rruga dhe ajo refuzoi të largohet. Filloi të bërtet dhe u bë shumë e dhunshme”, tha Gwin i cili ka në pronësi një galeri arti – Barbarossa Lounge.

Lajmet Pamje pa koment: Pronari i një lokali lagu me ujë të ftohtë gruan e pastrehë >> BotaPress.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!