Pacolli viziton Thaçin në Hagë: Presidenti ishte në gjendje të mirë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se ka zhvilluar vizitë në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku dhe ka takuar ish-presidentin Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se presidenti ishte në gjendje të mirë, ndërsa nuk jep më shumë detaje nga diskutimi.
”Shpresojmë dhe besojmë në drejtësi”, ka shkruar Pacolli ndër tjera./21Media