Pacolli i quan cirukus seancat e thirrura nga opozita: Ishin për propagandë

(Lajm i përditësuar)
Pacolli i quan cirkus seancat e thirrura nga opozita: Ishin për propagandë
Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli në emisionin “Click” në RTV21 u pyet rreth bojkotimeve të seancave që ky subjekt politik po i bën në Kuvendin e Kosovës.
Ajo seancat e thirrua nga opozita i konsideroi si seanca për të bërë propagandë dhe për ta shtrembëruar të vërtetën.
“Nuk mendoj se ne duhet të jemi pjesë e asaj dhe të marrim pjesë në një cirkuz thjesht të jemi dhe ta luajmë rolin e deputetit. Ne duhet që qytetarëve t’ua themi të vërtetën të diskutojmë hapur dhe të ua tregojmë ku gjendet situata.”, tha Pacolli.
Sipas saj nuk është dashur të mbahet senacë për ushqimin e ushtarëve.
Pacolli: Kemi vota të mjaftueshme për ta votuar buxhetin
Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli tha në emisionin “Click” në RTV21 se kanë vota të mjaftueshme për ta votuar buxhetin.
“Arsyeja pse ne nuk kemi arritur të mbajmë seanca në javët paraprake ka qenë sepse deputet kanë pasur të aranzhuara vizita jashtë shtetit…”., tha Pacolli
“Ne do ta kalojmë buxhetin pa problem”, tha ajo.
Sipas saj buxheti nuk do të duhej të të ketë ndarje pozitë opozitë./21Media