Pacolli i LDK-së: Mezi presim të përballemi me Pecin në gjyq

Sekretari i forumit rinor të LDK-së, Egzon Pacolli, i cili vuri në pah aferën e pretenduar me grante, tha se LDK, dyshon se ka edhe persona të tjerë të afërt me pushtetin që kanë përfituar nga grantet e ministrisë.
Pacolli për rtv21 komentoi edhe kallëzimin penal të ministrit Peci ndaj kryetarit të LDK-së, Abdixhikut dhe forumit rinor të kësaj partie duke thënë se mezi presin të përballen me të në gjyq.
“Bëri kallëzim penal dhe të nesërmen anuloi grantet për vëllain e Fitore Pacollit, dajën e saj dhe këshilltarin e tij, Naim Huruglicën. Kallzimin penal e ka bërë për të ndal zërin kritik të forumit rinor të LDK-së dhe mezi presim të përballemi në gjyq me z.Pecin, në momentin e par që kemi bë publike ne nuk jemi marr me fermerët jemi marr direkt direkt me ministrin Peci dhe këtu jemi faqebardhë. Nuk do të dal asnjë fermer që është thirr nga forumi rinor i LDK-së, për të bërë ndonjë deklaratë të tillë.”, tha Pacolli./21Media